U ndëshkua me karton të kuq, Mavraj pendohet: Kërkoj falje!

DITA Online

Pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22’ gjatë përballjes me kombëtaren e Skocisë, kapiteni i Kombëtare shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Mavraj teksa kërkon falje, kërkon edhe mirëkuptimin e tifozëve. “E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua”, shkruan ai.

Postimi i Mavraj:

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie ? Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.

Me respekt Mërgim Mavraj #kuqezi #albania

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • mavraj o mavraj, ti perfiton qe ne shqiperi nuk ka shtet, se po te kishte , Duka, mavraj dhe disa lojtare te tjere qe shiten ndeshjen sot do ishin te gjithe ne burg

  • Mavraj
    Po ndodhin cudira ne kombetare.
    Ti ben kete gjest.
    Berisha po te njejtin cest me izraelitet.
    Caanaj me karton te verdhe, kap topin qellimisht me dore , e karton te kuq.
    Ju jeni profesioniste e duhet te gjykoni se penalizoni nje fanelle e tifozeri qe e do shume kombetaren.
    Nuk po luani ne kalceto per qejf.

  • O shqiptar pse e keni mendjen tek dhuna o njerëz.Skocezët, lojtarë dhe tifozë ishin aq paqësorë.Merrni shembull nga kultura e tyre dhe reflektoni .

  • Muxhahedin i qelbur ,s eshte e vetmja gafe qe ben me kombetaren ,e bere qellimisht qelbesire ,duhet te zhdukesh ti dhe nja pisa te tjere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *