Një 18 vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh pasi kishte dalë për të mbledhur bimë medicinale në mal.
Ardian Pali ishte ngjitur në malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, me shitjen e të cilave siguronte të ardhura për familjen, por prej asaj dite nuk është rikthyer më në shtëpi duke i shqetësuar jo pak familjarët.
Ata kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet.
I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë” afër Rekës së Epërme, në Tanushë.
Qindra banorë të zonës kanë dalë në kërkim të tij në zonën ku mendohet se ka humbur, por deri më tani pa asnjë rezultat.
o.j/dita

Nje gjak prishur me pak
Pse trun mor ti!