Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Më në fund u krye plotësisht akti i shitjes së Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kam qenë dhe jam i majtë dhe nuk më ha meraku shumë se ç’bëhet brenda partive të tjera të djathta apo të majta qofshin, por duke qene se jemi në një sistem demokratik dhe rotacionet politike janë mëse normale dhe të domosdoshme për përparimin e vendit, si votues të majte e të djathtë nuk mund të mos interesohemi edhe për lidershipet e këtyre partive. Sepse sa herë do të vijnë në qeverisje, kanë në dorë fatet e një populli të tërë. Po si mund të ndihem rehat kur në krye të kësaj qeverisjeje nesër mund të vihen matrapazë e pijanecë që kanë vënë në pazar fatet e vendit. Nga një kundërshtar, por jo armik i PD-së. Elbasan
