Remdesivir, është përfolur shumë si një prej ilaçeve më të efektshme në luftën kundër COVID-19, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk është ilaçi efikas.
“Rezultatet e Solidarity Therapeutics Trial, të koordinuar me OBSH, tregojnë se remdesivir, hidroksiklorokinë, kombinim lopinavir / ritonavir dhe regjimet e bazuara në interferon duket se kanë pak ose aspak efekt në uljen e vdekshmërisë”, thuhet në një reagim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sakaq, OBSH konfirmon gjithashtu se, Remdesivir nuk po ndihmon pacientët që të shërohen më shpejt nga koronavirusi. Një studim i mëhershëm në SHBA, konfirmonte se trajtimi me këtë ilaç, shkurtonte kohën e shtrimit në spital për pacientët me simptoma të rënda.
Remdesivir ishte medikamenti i vetëm që mori një autorizim përdorimi emergjent për COVID-19 nga Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit.
h.b/dita
