FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar nga garat ndërkombëtare kombëtaret e Rusisë dhe klubet ruse, për shkak të situatës në Ukrainë. Federata Ruse e Futbollit ka dalë me reagim më pas.
“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare, si dhe me frymën e sportit.
Ka karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe mbi të gjitha miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojnë para së gjithash organizatat ndërkombëtare sportive.
Veprime të tilla po përçajnë komunitetin. Sporti botëror ka respektuar gjithmonë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika.
Ne rezervojmë të drejtën të kundërshtojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin ndërkombëtar të sportit”, shkruhet në reagimin e Federatës Ruse të Futbollit.
a.m/dita

U pordh cdo gje. Nga ekonomia, financa, muzika, sporti, turizmi. Cdo gje per Lesh.
Koqe kanari ca bone.
beji nje analize te thelle mos shif perciptas lajmet e dites, e kupton qe BE nuk ekziston? NATO beri vetvrasje??
Ai i ra nje shteti tjeter kurse keta i thone qe …nuk do lush me futboll apo nuk do kendosh ne festival…
o lilaaaa, me koqe katrore Putini jo invalid si Bideja