Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 banorë të Fierit, të cilët morën pjesë dje në protestën kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në fshatin Verri.
Ata janë arrestuar me akuzën se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
NJOFTIMI
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal.

Grate, cupat e motrat gjithe policeve qe ngrene dore.