U pezullua për ryshfet, konsullja: E bëra për qëllime humanitare

Dita

Konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobanaj, e cila u pezullua nga Ministria e Jashtme për shkak të një videoje të transmetuar në emisionin “Stop”, ka reaguar për akuzat e ryshfetit.

 Çobanaj, e akuzuara se lëshonte certifikata martese kundrejt ryshfetit, thotë se rastin e denoncuar, nuk e kujton, por në situate të ngjashme veprimi është bërë për qëllime humanitare.

 “Personalisht nuk e mbaj mënd rastin në fjalë, por kur më është kërkuar të firmos, mund të më jetë parashtruar që vajza është në gjakmarrje dhe nuk del dot nga shtëpia, ose se po persekutohet nga një i dashur shqiptar, apo është në kushte spitalore, e shumë arsye të tjera.

luljeta-cobanajAsnjë nuk më dha kohë që unë të sqarohesha se çfarë dokumenti ishte e përse bëhej fjalë. Nga ana ligjore ky dokument nuk ka asnjë gabim, apo të thënë në kundërshtim me ligjin. Autorëve të linçimit tim publik, dua t’u them se dokumenti është i regjistruar rregullisht në regjistrat e konsullatës.

Nëse e kam lëshuar këtë dokument për arsyet humanitare që më kanë paraqitur, kjo nuk do të thotë se kam shkelur ligjin, pasi edhe nëse procedura u përshpejtua, verifikimet për rregullsinë e shtetasve (nëse kanë qenë beqarë apo jo) do të bëheshin më pas, dhe në rast parregullsie të tyre, leja do të anulohej dhe do të lajmëroheshin organet përkatëse”, thotë konsullja për Dritare.net.

Çobanaj thotë se këto dhe arsyetime të tjera do t’i shprehë edhe në komisionit disiplinor të Ministrisë së Jashtme.

 Sa i përket kritikave që ka adresuar për konsullen shqiptare ne Milano, deputeti Eduard Ndocaj, Çobanaj thotë se akuzat vijnë për shkak të refuzimit që ajo ka bërë ndaj kërkesave për favore personale nga ana e deputetit.

Share This Article
8 Comments
  • Kjo konsulleshë duhet pushuar (e jo vetëm kaq) vetëm për këto që thotë. Po si moj konsulleshë u shkelka ligji për “humanizëm”?! Ti atje në piacën Duomo (ku gjendet konsullata) nuk ishe priftëreshë, por konsulleshë, përfaqësuese ligjore e Shtetit. Sa të rrosh do të dëgjosh!

    • Stop përrallave të STOP

      Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denoncua një rast korruptiv lidhur me Konsullatën Shqiptare në Milano. Sipas drejtuesve të emisionit, kjo konsullate, kundrejt pagesës korruptive prej 1000 Euro nëpërmjet një sekseri, ka lëshuar certifikatë martese për një shtetase shqiptare që efektivisht reuzulton beqare në regjistrin e gjendjes civile. Faktin se kjo konsullatë ka deklaruar shtetasen të martuar e provon fakti që në çertifikatë është shkruar “Stato Civile: Nubile”, që do të thotë, sipas prezantuesve “Gjendja Civile: E Martuar”. Le të kthehemi më vonë tek kjo pikë.
      Skandali merr përmasa akoma më shqetësuse kur, sipas prezatuesve, emisioni STOP disponon 50 raste të tjera të ngjashme, pra 50 raste ku qytetarë shqiptarë kanë marrë çertifikatë martese pranë kësaj konsullate.
      Dokumentat që provojnë korrupsionin, sipas drejtueve të emisionit, janë certifikata familjare e personit dhe certifikata e martesës që ka lëshuar konsullata. E ashtuquajtura certifikatë është lëshuar në gjuhën italiane dhe emërtohet ndryshe “Nulla Osta”. Ne terminologjinë juridike italiane termi “nulla osta” është sinonim i termit “autorizim”. Ky emërtim rrjedh nga termi latin “nihil obstat” që do të thotë “asnjë pengesë”.
      Gafa e parë e emisionit është emërtimi i një nulla-osta si çertifikatë apo vërtetim kur në të vërtetë kemi të bëjmë më një autorizim. Kur një shtetas shqiptar dëshiron të martohet në Itali apo kudo tjetër, duhet që fillimisht të marrë një dokument nga përfaqsia diplomatike e shtetit të vetë në të cilin të vërtetohet se është beqar dhe si rrjedhim autorizohet për martesë.
      Termi “beqar” në italisht është “celibe” për meshkujt dhe “nubile” për femrat. Pra drejtuesit e emisionit kanë bërë një gafë tjetër duke përkthyer “nubile” me “e martuar”, kur ne fakt është e kundërta.
      Dokumenti i prezantuar nga ky emision si çertifikatë martese në të vërtetë është një dokument që vërteton se shtetasja është beqare dhe nuk ka asnjë pengesë(nihil obstat) për të lidhur martesë midis saj dhe një shtetasi italian. Një kërkesë të tillë mund ta bëjë kushdo përderisa nuk është i martuar.
      Ngelet për tu sqaruar data e lindjes që sipas drejtuesve është ndryshuar dhe pagesa korruptive prej 1000 Euro. Por, duke parë konfuzionin e krijuar nga ky emision, kujtdo i lind e drejta për të dyshuar se e gjithë historia është një përrallë e fabrikuar.

      • Listes se sqarimeve u duhet shtuar edhe fakti se si mund te emerohet konsulle ne Milano nje person qe ka residence te rregullt ne Milano e qe ndoshta mund te kete edhe nenshetetesi italiane duke konsideruar qe jeton atje prej nje kohe te gjate (25 vjetesh sipas vete konsulles). Konsullja ne reagimin e saj thote se qenka e pasur dhe i shoqi pronar i nje nder fabrikave me te medha farmaceutike. Atehere lind pyetja: Perse deshi te behej konsulle e t’i hapte telashe vetes duke u varferuar kur ishte mire e bukur e pasur?

      • Kush komenton ben mire te vendos emrin e vete. Kete postim e gjeni te botuar ne gazete dhe nuk keni pse e sillni ketu si koment me emrin e autorit.

  • Kam shum vite ne emigrazion dhe mendoja qe ne kohen e sales ne konsullaten e shqiperis ne milano ishte si pazar kafshesh, po kur vajta kur erdhi qeveria rama situata ishte perkeqesuar dhjetfish. Nuk e di pse te gjith nenpunsit bertisnin, (nje e folur tanime me dialekt nga jugu e jo me nga veriu) asnje ste zgjidhte pun dhe flisnin gjith konpetenza per gjera qe sja kishin haberin. Me pak fjal te vinte keq per ta. Pun smbarova sidoqoft.

  • Cami
    Very good

    Jane mbushur ambasadat me injorante.

    Shyqyr ne në UK qe skemi te bejme me keto trapa.

    Me vjen keq per shqipetaret e Italise qe perballohen çdo dite me keto lloj njethundrakesh

  • Në ambasada dhe kudo tjetër ka shumë korrupsion. Punonjësit e ambasadës janë të punësuarit e shtetasve shqiptarë. Nuk janë në atë punë për të vjedhur por për të shërbyer. Shihni rreth ambasadave qarkullojnë shumë sekser. Vetë unë pagova nën dorë për të marrë një dokument që ambasada është e detyruar të ma jepte. Sekserët zhduken për një ditë nëse do me të vërtet ministria e jashtme. Meqënëse korrupsioni është kaq hapur marin pjesën e tyre edhe ambasadori dhe ministri. Shpresoj ta botoni.

  • Kjo eshte nje hajdute ordinere qe ka rrjepur dhe vazhdon te rrjepe te shkretet emigrante.
    Kjo zonje kur filloi pune si sekretare teknike dhe e ngarkuar me financen (viti 2000) nuk u largua per arsye personale sic genjen ne kete interviste por e hoqen nga puna se i griu te shkretet emigrante duke ju marre leke. Nje dite te bukur ne konsullate shkon per legalizim nje studente e cila ishte njekohesisht dhe mbesa e Ministrit te asaj kohe dhe sapo e mesoi ministri qe kjo moster i kerkoi leke mbeses se vet e hoqi nga puna urgjent.
    Por kjo moster pa pike turpi nuk e la me kaq por vajti dhe beri ankesese per largim te padrejte nga puna, fillimisht ne komisionin e sherbimit civil ku avokate kishte Laura Pustinen (sot notere) dhe e ndoqi ceshtjen dhe ne gjykate. Verifikojini keto se jane te verteta. Atehere pse shkoi ne gjykate kjo moster kur thote qe iku vete dhe dha doreheqje per arsye personale ????
    Hajdutja dhe harbutja me e madhe qe ka patur Konsullata e Milanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *