Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një 11-vjeçar është plagosur në këmbë me armë nga një 17-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se plagosja ka qenë aksidentale, ndërkohë që Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë.
11-vjeçari është shoqëruar fillimisht në spitalin e Pukës, por për shkak të plagës së marrë ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Sipas burimeve nga Policia e Pukës, 11-vjeçari me inicialet A.N dyshohet se është qëlluar nga një arme zjarri pistolete nga një 17-vjeçar.
Policia ka nisur hetimin. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Dom të njësisë Administrative Gjegjan të Pukës.
j.l./ dita
