U plagos me kapsollë në protestë, Ina Nuka: E kam falur, nuk mbaj inat

DITA Online

Efektivja e forcave “Shqiponja” Ina Nuka është shprehur se në reshtin e parë të protestës së 22 Nëntorit, duhet të ishin efektivë më të specializuar.

Nuka, e cila u lëndua në dorë teksa tentonte të largonte një kapsollë nga qafa, që sipas policisë ia hodhi Danial Dobraj, ishte e ftuar këtë të enjte në emision “Real Story”.

Drejtuesi i emisionit Sokol Balla, teksa bëri një parantezë, duke u shprehur se ajo protestë bëhej nga persona të cilët “po i prisheshin çatitë e jo thjesht një dyqan”, pyeti efektiven nëse do të ishte më mirë që në resht të parë të ishin trupa më të specializuar, nisur nga specifika e protestës.

Mendoj se po. Lëvizjet e turmave janë të paparashikuara”, u përgjigj Ina Nuka, e cila ishte në reshtin e patë të protestës.

Ajo tregoi edhe momente nga plagosja.

Në ato momente siç u rrëmbyem edhe nga turma sepse ne aty ishim të lidhur kordon sepse ishim për protestuesit, por normalisht turma nuk ka tru dhe varet se si të merr ishte fati im i mirë apo i keq që isha në rreshtin e dytë. gjatë përplasjes me protestuesit patëm konflikte shtyrje fizike edhe në pjesën e djathtë thjeshtë kam ndjerë erën e barutit, pasi nuk ndjeva asgjë tjetër edhe nga zhurma dhe fjalët që fliteshin, vetëm era më ka bërë të kuptoj se diçka më kishte rënë mbi sup, dhe instinkti dhe për këtë falënderoj Zotin se pata mundësi që ta heq. Në fillim e kam pasur në pjesën e qafës madje kam edhe shenjat në faqe”, tha efektivja, e cila disa ditë më parë u kthye nga Turqia ku u dërgua për mjekim pas ngjarjes.

E pyetur nga Sokol Balla, Ina Nuka tha se e ka falur personin që i hodhi kapsollën. “Ai nuk kishte asnjë me mua personale. Ne nuk njihemi. E kam falur unë nuk mbaj inat. Shpresoj ta ketë falur Zoti”.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ina nuk je gjykatese, ti po deshe megjitese je police vepro sipas Kanunit, ani se me parate e taksapaguesve me mijera ero u kurove dhe u sherove ne Turqi.
    Ti dhe familja juaj nuk do beni hakmarrje me familjen Dobraj qe duket se eshte serbe (shqiptare jo se jo),mbi kriminelin Daniel do te veproj LIGJI, per te mbrojtur shtetin, uniformen dhe qytetaret e saj.

  • Të tregohesh falës ndaj njerëzve që kërkojnë të vrasin punonjësit e shtetit në detyrë, nuk është aspak e pranueshme. Ju jeni vërtet një individ, por atje nuk përfaqësonit një individ por institucionin e ruajtjes së rendit, mbrojtjen e shtetit, në këtë ngjarje nuk jeni ju që falni. Dhe gabim i madh i intervistuesit që ju drejtoi një pyetje të tillë dhe ju pa u thelluar artikuloni faljen e cila është e drejtë e shtetit dhe jo e juaja. Veprimi i kryer nga turma duke përdorur mjete të pa lejueshme në protesta, gjykohet dhe vendoset nga organet e drejtësisë . Prandaj ti, ashtu siç nuk ke të drejtë të hakmerresh individualisht ndaj turmës ashtu nuk ke të drejtë të falësh turmën kur prej saj ndodhin vrasje, dëmtime, shkatërrime.
    Por këto mëndësi ndodhin sepse gjatë këtyre 28 viteve në shkollat tona nuk arrihet të jepen dhe të merret dituri, edukatë, mirësjellje , toleranca, respekte dhe mënyra sjelljeje në komunikime brenda familjes, shoqërisë, turmave. Brezi i lindur dhe që po rritet në këtë periudhë tranzitore (të diktuar nga politikanë të paaftë, me diploma të arsimit të lartë pa mbaruar shkollat e mesme) për fat të keq nuk ka emocione pozitive njerëzore, por priret thjeshtë dhe vetëm nga individualizmi primitiv.
    Ju e nderuar punonjëse e shtetit, nuk ke arësye të falësh rastin, as nuk ke pse merresh me atë problem, ajo ngjarje i takon drejtësisë shtetërore. Prandaj duhet të korigjosh qendrimin tënd, sepse në vënd që të ndihmosh në ecurinë e mirë të mbarëshoqërisë, bëni të kundërtën, sigurisht pa dashje.
    Respekte për detyrën tuaj dhe të kolegëve .
    Arbëror Epiroti. 28 dhjetor 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *