U plagos me thikë pas sherrit për pronën, humb jetën në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

Ornela

Ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari i cili mbeti i plagosur me thikë mesditën e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen e Pazarit të qytetit, ku pas një konflikti A. N., 57 vjeç goditi me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç.

60-vjeçari u transportua në spital por për si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *