Një shtetas u plagos rëndë, duke përfunduar në reanimacion.
Ngjarja ndodhi në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Agostin Zekaj, 50-vjeç, banues në fshatin Kalldrun në Malësinë e Madhe.
Policia tha se ky shtetas teksa drejtonte një motoçikletë pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me një mur rrethues.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Mehaj” të Koplikut. Policia thotë se ky shtetas ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ndërkohë e ka arrestuar atë në flagrancë. /Dita/
