U plagosën dy lazaratasit, kapet bashkëpunëtori

Dita

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i autorit që plagosi dje shtetasin Valentin Buci (36 vjeç) dhe Xhelo Gërveshin (52 vjeç).

Burime zyrtare policore janë shprehur se shtetasi me inicialet P.XH ka transportuar Kristaq Llukanin me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës.

39-vjeçari është shpallur në kërkim, pas plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në lagjen “18 Shtatori”, pranë Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *