U prehtë në paqe, duhet të ishte gjallë!

redaktor

Letër e nënshkruar te Dita, nga Rajmondi

 

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit Ardian Osoja! Gazeta juaj duhet ta ngrejë çështjen e shërbimit shëndetësor skandaloz në spitalet tona dhe sidomos atë në Vlorë, ku venë nga gjithë Shqipëria për pushime. Ç’është ajo urgjencë që të diagnostikon tjetër për tjetër? Duhet të ngrihet një komision për të verifikuar diagnozën e gabuar të mjekëve në Urgjencë. Sepse ai paska vajtur në spital në ora 19.00, pra nëse ata do e kishin diagnostikuar drejt, pasi ai paska qenë me tension, ata edhe me një aspirinë të thjeshtë mund t’ja kishin shpëtuar jetën Ardianit. Kur je me probleme tensioni, do të thotë se ke kolesterol të lartë dhe duhet që para se të flesh, të përtypësh një aspirinë të vogël 90 miligramëshe çdo darkë, që të parandalosh atakun gjatë gjumit. Ardiani sot do ishte gjallë, po ta kishin futur në regjim aspirine.

Nejse, por z.Ardian paska ikur nga kjo botë për një gjë të vogël, dhe duhet patjetër që ju t’i kërkoni Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë hetime për rastin në fjalë. Duhet që të bëhet ky rast një shembull sensibilizimi për të rregulluar cilësinë e Urgjencës në spitalet tona. Ai mjeku që ka qenë atë natë në Urgjencën e Spitalit të Vlorës duhet marrë në ndjekje penale, për diagnozën e gabuar që ka dhënë.

U prehtë në paqe Ardiani!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *