U premtonte punë me anë të mashtrimit, pranga 40-vjeçarit

redaktor

Një person ka rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit dhe kundrejt parave premtonte punë në Kazakistan. Policia e Durrësit ka arrestuar Mesuli Masati 40 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar me 5 vite burg.

Sipas policisë, Masati ka mashtruar disa persona, duke i marrë shuma të ndryshme parash, me premtimin  se do t’i punësonte në Kazakistan.

Për këtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e kishte dënuar 40-vjeçarin me 5 vite burg për veprën penale “mashtrimi”.

Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *