“U prenë në besë nga Basha”, jep dorëheqjen kreu i AK-së për Tiranën

DITA Online

 

Lënia jashtë përfaqësimit të Alencës Kuq e Zi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 qershorit ka nisur të japë dhe efektet në radhët e AK-së.

Pas paralajmërimit të kryetarit të saj Kreshnik Spahiu për një dorëheqje nga partia si pasojë e dështimit të negociatave me Bashën, ka ardhur dorëheqja e kryetarit të AK-së për Tiranën, Augent Xhaferraj.

Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Xhaferraj falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këto vite, Xhaferraj shkruan se pas shumë betejash dhe sfidash politike, është momenti që kjo forcë të ketë drejtues të rinj dhe ide të reja.

“Kemi qenë gjithmonë partia më e sulmuar në politikë dhe kemi mbijetuar vetëm falë shpirtit tonë të sakrificës. Aleanca Kuq e Zi lindi në kohën kur partitë e mëdha shisnin në tavolinë detin e Shqipërisë. Lindi kur interesat e Shqipërisë viheshin në lojë nga një bandë kusarësh. Ne rikthyem në axhendën e ditës fjalën e harruar nga shqiptarët: PATRIOTIZËM. Ndaj dhe kemi qenë më të sulmuarit dhe rritjen e AK nuk e kanë dashur partitë e mëdha. Sigurish që dhe ne kemi pasur gabimet tona, por kurrë nuk kemi ngatërruar idealet me pazaret që bëjnë partitë e tjera kryesore. Kur një projekt politik nuk arrin objektivat është koha për rifreskim dhe hapjen e rrugës për idetë dhe njerëzit e rinj drejtues në AK”, shkruan Xhaferraj.

Të premten e kaluar kreu i AK-së Kreshnik Spahiu do ta quante “prerje në besë” të Lulzim Bashës mospërfshirjen e AK-së në listat e kandidatëve për deputetë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *