Pronari i Chelseas, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, vetëm një ditë pasi u raportua se ishte helmuar.
Sipas Sky News, miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione në Stamboll këtë mëngjes.
Kremlini tha se më parë Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.
Një ditë më parë u raportua se oligarku rus, Roman Abramovich u helmua së bashku me negociatorët ukrainas.
Abramovich dhe të paktën dy zyrtarë të lartë ukrainas, thuhet se kanë patur shenja në lëkurë, në fytyrë dhe duar, sy të skuqur dhe lot të vazhdueshëm dhe të dhimbshëm, por siç duket sot është në formë më të mirë.

j.l./ dita
