Universiteti i Tiranës ka reaguar pak ditë pas publikimit të lajmit në lidhje me vendimin e Bordit të Akreditimit se ky Universitet nuk plotësonte standardet dhe renditej i fundit në listë.
Përmes një deklarate për media, Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës thotë se Universiteti i përmbush të gjitha standardet madje i tejkalon ato.
DEKLARATA
Universiteti i Tiranës është njohur këto ditë nga media se ka dalë një vendim akreditimi nga Bordi i Akreditimit i Republikës së Shqipërisë.
Universiteti i Tiranës, si një institucion serioz dhe i përgjegjshëm, është në pritje të vendimit zyrtar nga ky bord dhe menjëherë Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, si organi kolegjial më i lartë akademik përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij, do të dalë me një qëndrim mbi këtë situatë.
Garantojmë, studentët, stafin dhe publikun që Universiteti i Tiranës është institucioni elitë në Shqipëri dhe në çdo rast, jo vetëm plotëson të gjitha standardet e cilësisë, por i tejkalon ato në të gjithë treguesit.
Universiteti i Tiranës përpiqet çdo ditë, që studentët të marrin një diplomë sa më cilësore, jo vetëm për tregun tonë të brendshëm, gjë e cila është arritur tashmë, por për të konkuruar edhe në një treg rajonal dhe më tej.

Mut mut…..
Kaloni lesht….ose per katundaret qe ngaterojne universitetin me furrin e bukes.
Padyshim eshte me I miri dhe me tradite. Te tjeret jane pleshta perpara atij. Duhet dalluar qarte se dobesite jane ne raportim nga personeli drejtues I universitetit, qe e neglizhuan procesin, dhe jo se jane objektivisht mungesa thelbesore. Ndikon edhe lufta mes rektorit actual dhe ish rektorit, qe e demtoi akreditimin. Ku Tirana e ku Korca. Harrojeni, student e di ku shkon, nuk le kot shtepine per te siguruar shkollen ne Tirane.