U rrah se nuk votonte PS, zbardhet dëshmia e zyrtares në Ersekë

DITA Online

Shefja e Financës së Drejtorisë së Shëndetit Publik në Kolonjë Kristina Stoja është dhunuar dje nga një kolege e saj, pasi e ka kërcënuar se do ta hiqte nga puna nëse nuk votonte Partinë Socialiste.

Ajo ka rrëfyer në polici se kanë ndodhur dy përplasje me shefen e burimeve njerëzore të institucionit ku punon, Dorina Tallo, fillimisht në zyrë dhe më pas ajo bashkë me nënën e saj e kanë ndjekur nëpër rrugë dhe e kanë sharë.

DËSHMIA

Sot hyri në zyrën time shtetasja Dorina Tallo, e cila është punonjëse e institucionit ku unë punoj me detyrë Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore dhe mori nga tavolina e punës sime listëprezencën për orarin e punës. Unë dola në korridor pasi në zyrën time hyri për të pastruar pastruesja. Dorina i thirri pastrueses lëre atë zyrë pa pastruar, shko shpjeri pak bukën poshtë nënës sime.

Unë i thashë Dorina prit dhe pak sa të mbarojë zyrën së pastruari por ajo mu përgjigj, kush të pyet ty, të shikojmë se çfarë do bësh në datën 26 qershor, të shohësh do të heq të parën nga puna. Unë i thashë po të jetë se jam në dorën tënde më hiq nga puna. Ajo filloi të më shante dhe unë i thashë ule zërin se është administratë. Erdhi drejt meje për të më goditur fizikisht por nuk arriti të më godiste.

Rreth orës 10:00, më mori në telefon babai i Dorinës, Robert Tallo dhe më tha: ‘Jam dy shkallë më lart se ti dhe do ta shohësh se ku do vesh’, unë i thashë Berti jam shumë e lodhur dhe nuk është hera e parë që më shqetësoni dhe mbylla telefonin.

Rreth orës 12:30 unë dola nga zyra për të shkuar në bankë për të bërë veprime rutinë të punës sime. Dorina së bashku me nënën e saj dolën nga farmacia përballë dhe filluan të më shanin me fjalë nga më të ndyrat, unë u futa në bankë, ato nuk mundën të më kontaktonin se i pengoi polici i bankës për t’u futur brenda.

Kur dola nga banka polici i bankës më tha shmange sherrin dhe unë për të mos kontaktuar me ato të dyja të cilat më prisnin jashtë dola, ndërrova rrugë, ato më zunë rrugën, eca me vrap ato pas meje po thërrisnin dhe po më shanin, kur arrita në katin e dytë të poliklinikës ku kam zyrën, ku punoj, Dorina vrapoi dhe më kapi duke më hedhur duar në grykë, më dëmtoi në hundë gjithashtu më theu edhe syzet e punës, më këputi varëse që kisha në qafë. Bashkë me të ishte edhe nëna e saj Vjolanda. Dua që kjo gjë të ndiqet ligjërisht nga organet kompetente”.

Lidhur me rastin Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 30-vjeçaren Dorina Tallo.

 

Share This Article
3 Comments
  • kush është kjo në foto??
    dhunuesia apo e dhunuara??
    apo thjeshtë komshija e të dyjave??

  • C´jane keto komedi?
    Te rreh dikush pse i thua qe nuk ja jap voten kesaj apo asaj partie. Pse e hani m_tin per mjalte?
    Mire qe vjen koha e zgjedhjeve per te gjetur pretekste per grindje!

    Ky eshte sensacioni i nje prej diteve gjate zjedhjeve! Teper informues, edukues dhe mbi te gjitha argetues!

  • Banalitete nga më ordineret . Humbesit çirren .
    Këto sherre analizohen dhe mbyllen në kolektiv, s’janë pë r gjykatë e OSBE-ODIR !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *