U shiti fytyrën faqeve porno në internet, tani pendohet

anazapta

 

Bili Gibi e mbushi fytyrën me tatuazhe të logove pornografike në internet duke fituar 50 mijë dollarë, por nuk dëshiron që t’i mbajë më. Kërkon t’i fshijë të 24 tatuazhet që mbulojnë kokën e tij e meqë procedura kushton, ka vënë në ankand pjesën tjetër të trupit. Mbetet për t’u parë nëse kompanitë do të interesohen   

 

Ishin para të lehta dhe e vetmja gjë që duhet të bënte Bili Gibi, ishte të vinte fytyrën në dispozicion  të kompanive që operonin në internet. 32-vjeçari nga Ankoreixh i Alaskës, 6 vjet më parë filloi të bënte tatuazhe në të gjithë fytyrën me adresa të portaleve me drita të kuqe dhe kazinove. 50 mijë dollarë për ta shndërruar veten në një lloj tabele njerëzore reklamash.

Çmimi varionte nga 75 deri në 1000 dollarë për tatuazh. “Në kohët e arta” ai thotë se shiste pjesë të fytyrës edhe për 10 mijë dollarë. Mënyrë e çuditshme për të bërë para duke pranuar marrëveshje të cilat këronin të shkruante në fytyrë adresat e faqeve porno, një pjesë e të cilave tani as nuk gjenden më në rrjet. Ato janë zhdukur, por tatuazhet e Gibit mbeten. Sikur të mos mjaftonte kjo, në 2010-n ai i shiti emrin e tij një kompanie ndërmjetësuese lidhjesh intime në internet:  “Hostgator Dotcom”, por tani thotë se “ishte një ide shumë e keqe”.

Mediat filluan të interesohen për rastin e tij duke e etiketuar “Tabelë publicitare ambulante”. Ai shpjegoi për to se vuante nga një çrregullim bipolar dhe se tatuazhet ndikojnë situatën e tij. Është penduar për zgjedhjen që bëri atëherë dhe dëshiron t’i fshijë 24 tatuazhet nga fytyra e tij. Problemi? Procedurat për t’i hequr me laser janë disi të kushtueshme.

Ja përse Gibi aktualisht i papunë dhe babai i 5 fëmijëve, ka vendosur t’i drejtohet asaj që di të bëjë më mirë: ka vënë në ankand gjithë pjesën tjetër të trupit të tij. 32-vjeçari kërkon që kompanitë e interesuara për ofertën e tij të angazhohen që të paguajnë për heqjen e tatuazheve. “Ka ende vend në duart, krahët, gjoksin dhe këmbët e mia”, thotë ai për “Huffington Post”.

E nëse Gibi ka ndryshuar mendim, nuk ndodh e njëjta gjë me Miron Robinson, studentin universitar nga Indiana, fans i madh i shoqërisë së internetit “Netflix”, i cili ditë më parë bëri tatuazh në gjoks logon e kësaj firme dhe menjëherë më pas i postoi fotot e tij në “Twitter”. Nuk vonoi edhe mirënjohja e kompanisë, e cila në këmbim të devotshmërisë i dhuroi të riut një abonim vjetor. Përgatiti: Dorina Gjuzi

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *