Një shtetas përfundoi në pranga pasi u ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Pashk Metaj, 67-vjeç, u arrestua pasi kanë bërë kallëzim dy persona.
Ky shtetas më 7 janar të vitit 2010, me anë të mashtrimit, i ka shitur apartamentin që ndodhet në Qesarak, Komuna Dajt, dy shtetasve të ndryshëm, shtetasit A. S, 47 vjeç , banues në Tiranë dhe shtetasit N. M, banues në Tiranë. /Dita/
