U takuan një ditë para aksidentit, postimi i mikut të Olldashit

Ornela

Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Krrabës, më datë 20 nëntor të 2013.

Nesër bëhen plot katër vite nga humbja e deputetit demokrat ndërsa sot gazetari dhe miku i të ndjerit Ilir Kadia tregon se kë takoi Olldashi një ditë para se të vijë dita e zezë për të dhe gjithë dashamirësit e tij.

Kadia shkruan se një ditë para ngjarjes së 20 nëntorit e takoi Olldashin së bashku  me Adi Krastën gjatë një bisede që zgjati gati 2 orë.

Postimi i Ilir Kadisë:

Sokol Olldashi.
Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.
Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.
Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!
Mundohem të çmallem!

Share This Article
2 Comments
  • Po informacioni ne nje vend drejt shperberjes e qe i mungon edhe buka edhe kufijte edhe populli Ç’ka te beje!?
    -Se Koli ish nipi i Dashor Mamaqit kryeredaktor i ‘Zerit te popullit’!?
    -Se koli ‘po te ish minister i brendshem’ ne vend te Bashes do vriste jo 4 po treqind demostrues ne 21 Janar si gjyshi Thanas burgoste te deklasuar si ish drejtor i N B U-ve mik i Beqir Ballukut …..
    -Apo si gazetar -xhelate me Dodat qe varnin tek palma ‘koke palare’…..
    -Apo si hajdut si gjithe salisjanet e tjere??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *