U vendos 7 vjet më parë, hiqet simboli i Europës nga qendra e Fierit

redaktor

7 vjet më parë kushtoi 40 mijë euro, sot po çmontohet për t’u flakur.

Simboli i Europës në qendër të Fierit, të cilët banorët e quajnë Globi është hequr.

Heqja duket simbolikë e fortë e lidhur me kontekstin e refuzimit të BE dhe retorikën qeveritare, por Bashkia e qytetit i hedh poshtë këta zëra dhe thotë se bëhet fjalë “për rehabilitimin e qendrës”.

Globi ishte vepër e Fate Velaj i njohur për lidhjet politike në BE, dikur këshilltar influent i KM, por tashmë i mënjanuar.

Vepra quhej “Europa Plaza” dhe paraqet një botë në formën e globit, në mes të të cilit qëndron kontinenti blu i Europës.

Instalacioni është i bërë me 47 tuba, simbol i të gjitha shteteve të Europës.

Kur u përurua 7 vite më parë, autori tha se “Europa Plaza’ ka për qëllim të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit tonë”.

a.d. / dita

Share This Article
11 Comments
  • Dita nëse dëshironi…

    Qendrat e qyteteve tona vërtet disa janë zbukuruar por investimet shtetërore fshehin qëllime private.

    Merrni sheshin Skenderbej, hetojeni ju lutem

    Parkingu në Sheshin “Skënderbej”, administrohet nga Bashkia; por 6 milionë në muaj, çohen tek “thesi” i Besos së Tajvanit.

    Kjo bëhet duke luajtur me 3 “Nipte”, 1 prej tyre false.

    Pagesat e qytetarëve për shërbimin e parkimit që ofron bashkia arkëtohen në llogarinë e biznesit “Tirana Parking”, që në regjistrat e QKB-së, figuron fiktivisht, si aktivitet fantazmë i kompleksit “Tajvan”.

    Këtë skandal e fakton Fatura Tatimore, që qytetarëve u jepet për pagesën e parkimit, me logon “Tirana Parking”, kur në QKB, “Tirana Parking”, figuron e regjistuar si biznes i kompleksit “Tajvan”, me NIPT: L61719010E, tek “Parku Rinia”.

    Ndërkohë, që “Tirana Parking” tek Sheshi “Skënderbej”, deklarohet se është pjesë e Bashkisë së Tiranës, si investim, biznes, si pronësi objekti, mirëmbajtje, paga stafi e administrim aktiviteti; mirëpo Numri i NIPT: L52403451V, që shënohet në Faturën Tatimore, që jepet për pagesen e parkimit, nuk ekzizton fare në QKB, për asnjë lloj shërbimi të Bashkisë Tiranë e të asnjë lloj biznesi tjetër.

    Ku përfundojnë afro 6 milionë lekë, që mblidhen çdo muaj nga “Tirana Parking” në Sheshin “Skënderbej”; gjersa Bashkia “Veliaj”, nuk e ka të regjistruar në QKB, si aktivitet dhe punon me Faturë Tatimore me “Numër Nipti” fals?

    Faktikisht, milionat mblidhen nga “Tirana Parking”, i ndërtuar e në aktivitet tek Sheshi “Skënderbej”, që shërben me punonjës e shpenzime të Bashkisë.

    Mirëpo, këto miliona, çohen tek llogaria e “Tirana Parking”, biznes i Besos së Tajvanit me adresë të “Parku Rinia”, por që nuk është ndërtuar akoma, megjithëse si leje ndërtimi është dhënë që në pushtetin e Sali Berishës, me VKM nr. 1181, datë 23.07.2008; “vulosur” 2 muaj më pas dhe nga Edi Rama si kryebashkiak, me Vendim nr. 36, datë 29.09.2008 të Bashkisë Tiranë.

    Këtë skandal, mbase ia “sqarojnë” edhe Arta Markut, për ta kuptuar të paktën në një rast të vetëm; se çfarë bëhet me pasuritë e financat publike

  • Cmimi i hekurit ne Shqiperi paska vleren e Floririt !

    Sidoqofte nji veper qe meriton vlresim nga Fate V.

    Bota s’eshte me e Rrombullaket si deri dje pretendohej .

    Magjia duket s’e nuk pati rezultat . 😛

  • Ajo damellhane rrengalle eshte mire ti dergohet atij komandantit te zgjerimit te BE Jani Hahnit qe ta fuse ne prapanice…

  • Epo ishte topi I baftjarit, mandi nashi qe u be krietar do vare topin e tij ne mes te fjerit.

    Sa te lumtur jemi ne, trendafil manushaqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *