U vra në Itali, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Viktorjan Picakut

Ornela

Trupi i pajetë i 24-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Viktorjan Picaku do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Familja e të riut apeloi në media për të mbledhur ndihma ekonomike që trupi i djalit të tyre të kthehej në atdhe.

Pas këtij apeli, komuniteti shqiptar në Itali mblodhi fonde për transportimin drejt atdheut të trupit të Viktorjanit.

24-vjeçari Picaku u ekzekutua me armë nga dy italianë mbrëmjen e 1 Gushtit në Abbazia, në Korato.

Dy autorët u vetëdorëzuan në polici dhe pranuan krimin. I riu shqiptar u vra për shkak të një vajze, të cilës i doli në mbrojtje.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • ……Kupe Danja n’ato fjalë
    vên tarabat, shkon me u-falë.
    E qet rruga andej me rá,
    shef me sŷ, nuk don me pá.
    Shef me sŷ, vjen tue u-ndezë:
    « Turp e mârre! faqe e zezë!
    Kaq u-bâna, kët hatá
    s’e kam ndie as s’e kam pá! »
    Kupe Danja llafepaku
    tha nji fjalë, e ndjeu sokaku:
    « S’âsht për búrr me ngucë çarçafë,
    me i rá kot të vorfnit n’qafë! »
    Nuk pat sosë kur briti grueja:
    « Mjera vetë qi ndodha e hueja!
    Mjera vetë ndër gjithkta njerz
    qi m’la turku sot pa erz! »
    Kupe Danja hodhi krahun:
    « Mosni burra, pashë Allahun! »
    « Dashke gjobën ti daí?
    Kthen çaushi si n’mahí:
    Kû po t’hiqet ashkel tye? »
    Gjimon trimi tue shpërthye:
    « Páç nishane, ngrì qofsh n’ár
    i thonë erz, s’blehet n’pazár!
    I thonë erz, nuk i thonë krande…»
    « Kupe Danja, n’dore tânde!»
    Kupe Danja doren n’brez:
    « A po shkoni, faqezez? »
    Vrret çaushi shokut t’vet:
    « Bjeri qenit se na mbet! »
    Mâ s e ngjati, i hoqi gisht…
    « Ndihmo Zojë e Jezu Krisht! »
    Krisi pushka, u kuq kalldrâmi:
    Kupe Danes i mbet nami……

    Shqiptari lind Kavalier.Qofte i xhenetit ky trim i ri.Qe vdiq si hero.Shmbeull per krejt boten.Kete bote qe eshte shthurur e kurveruar.Djemt Shqiptare Kavaliere te vertete.
    ngushellime familjes ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *