Familja e Festim Latos, presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit, ndërsa nesër në orën 15:00 do të presë në Rinas trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh. Festim Lato do të përcillet për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.
Më 20 korrik një lajm i shpërndarë në rrjetet sociale nga miq të një vlonjati, president të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, alarmoi jo vetëm autoritetet në Shqipëri, por edhe në Holandë, ku Festim Lato jetonte prej vitesh. Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë.
Lajmi mbeti për shumë orë i shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, ndërsa shumë më vonë, edhe mediat holandeze nisën të përmendin emrin e Festim Latos, si personin që u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëëe Ubbergseëeg.
Ditët e para, as familja e tij nuk e kishte të sigurt nëse personi i gjetur i vdekur ishte apo jo Festim Lato. Nga autoritetet në Shqipëri nuk u dha asnjë detaj, ndërsa dhe vetë ambasada shqiptare në Holanda siç u shpreh për Shqiptarja.com ditë më parë, kishte informacione konfuze nga autoritetet atje.
Pse gjithë këto hije dyshimi mbi vdekjen e vlonjatit 44-vjeçar?
Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Por po ashtu, dyshimet ishin për një vdekje të stisur, një skenar të rremë, për të shpëtuar nga personat që Lato i kishte borxha në shuma marramendëse.
e.t./dita

Kur ngrihesh shume larte, bie menjehere dhe keta lloj njerezish ja ku arrijne.
respekt kari kur nuk njeh personin se kush eshte (Festim Lato) do te ishe
i ndershem te mos komentosh fjale negative!