Kunati Eredet Çapoku qëlloi për vdekje me sende të forta, kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, duke i marrë jetën.
E ëma e viktimës, tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë, duke thënë se autori goditi me levë atë dhe vajzën.
Ajo thotë se më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.
”Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet.
Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij. Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”, thotë ajo për ”News 24”.
Autori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 30-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë.
34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës.
Kunati kohët e fundit e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën.
Ai vazhdimisht i bënte fotografi dhe ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.
j.l./ dita

po ti re pa ndjenja plake, ku e pe qe i preu damaret e fytyren ?
Po kush tjeter ia preu pervec atij?
Po cne kunati rronte me nusen e vellait. Pune muti kjo pune. Vrasjen e ka bere nga xhelozia, jo per hir te nderit te vellait. Nuk fle burri te gruaja e vellait