U vra për mbrojtjen e votës, përkujtohet komisioneri i PD-së. Ish-Presidenti: Shembull për brezat

Gazeta Dita

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu priti familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu i cili humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit.  Me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, Moisiu, shprehu konsideratën e tij për komisionerin demokrat.

Ish-Presidenti tha se figura te tilla janë shembull për të gjithë ne. “Kur për të mbrojtur idealet nuk e kursen jetën je një shembull për të gjithë,” tha Moisiu në pritjen familjare.

Ai nuk harroi të jepte dhe një mesazh për politikën ku kërkoi që mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit të mos vihet asgjë .

Gjithashtu një falenderim pati edhe nga ana e familjarëve të Kujtim Frangut për ish-Presidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij ne nderimin figurës së dëshmorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *