Kafka dhe mbetjet kockore të gjetura në fillim të muajit prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë të Margilen Gjonajt, adoleshentit 16-vjeçar që u zhduk pa gjurmë në maj të vitit 2015.
Eshtrat u pikasën nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.
Ai njoftoi Policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.
Ferrat dhe shkurret ishin përfshirë nga flakët e zjarrit 10 ditë më parë para se të gjendeshin kafka dhe mbetjet kockore, dhe që prej asaj kohe në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret, të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.
Pas gjetjes së eshtrave, u mor ADN-ja e familjarëve të Mariglen Gjonajt për tu bërë krahasimi.
j.l./ dita