Si një ëndërr e pa ëndërruar. Janë zgjuar kështu banorët e komunës Novoselë të Vlorës, kur ndër pragje dhe dyer, kopshte, banesa, mullarë, sera, bodrume, ofiçina, bagëti stalla, ferma etj ujët kishte nën pushtetin e tij gjithçka. Vërshimi i Vjosës kishte ngjarë të ishte hileqarë. Gjithmonë lubia me ujërat e turbullta dilte dhe përmbyste nga krahu tjetër. Kësaj here i hëngri në besë. Mësyu në të kundërtën e saj, andej nga banorët nuk e prisnin.
Dihet që lumi Vjosë me prurjet e tij të mëdha 2000 l/s është dhe mbetet një rrezik potencial kur del jashtë shtratit. Kur Vjosa është e qetë është diçka më ndryshe. Arben Duka dhe Poni kanë një këngë të mrekullueshme për lumin e Vjosës. Bukuria e këtij lumi shfaqet me tërë lakuriqësinë e saj në stinët e begata. Por në dimër Vjosa egërsohet shumë, dinake, kryeneçe dhe e papërmbajtshme.
Erdhi një reporter i një TV lokale dhe i pyeti banorët se si e kishin përjetuar këtë katastrofë të përvitshme. I laguri dhe mbyturi nga ujët e turbullta çfarë mund të thotë në kushtet kur pabesia e ujit dhe shtrirja e pushtetit të tij natën dhe neglizhenca e shtetit i mbyt?. Përse ishte neglizhenca e shtetit? Nëse do të ishte bërë një kombino tek traseja e hekurudhës ujët do të kishin vërshuar por përmbytje s’do të kishin pasoja. Jo vetëm në Novoselë ka bërë zarare këtë dimër,por edhe tek bishti i malit në Selenicë. Ku mund Vjosa, bënë zarare. Përgjegjësia shtë tek pushteti vendor për të marrë masa, sepse është një fakt i dhimbshëm, që po përsëritet si nëpër filma. Përmbytjet janë katastrofa natyrore por për të shmangur dhe minimizuar ato duhet të ndihet dora e njeriut. Shqiptarët po vuajnë prej vitesh qeverisjet e papërgjegjshme qendrore dhe lokale neglizhenca e të cilave shpie dëm sakrifica dhe hedh në lumë miliona. Mirëpo si i thonë shqip: “fajtori doli pa lagur”; në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për gjithshka ndodh.
Sapo përfundon përmbytja, ujërat tërhiqen dhe niveli i tyre bie, askush më nuk kujtohet për dëmet apo për masat që duhen marrë për të parandaluar përmbytjen e radhës. Ndaj… natën e mirë! Do të rikthehemi sërish me letra, zhurmë e bolori, ditën kur të ngjajë përmbytja e radhës.
Letër e nënshkruar: Gëzim Llojdia
