U zhduk në vitin 2013, shqiptari gjendet i murosur në vilë

DITA Online
Foto LaPresse/Giordan Ambrico10/10/2018, Torino (Italia) cronacaSgombero della chiesa di ClaviereNella foto: occupanti del Chez JesusPhoto LaPresse/Giordan Ambrico October 10, 2018 , Torino (Italy) newsEvacuation of the church of ClaviereIn the pic: occupants of the Chez Jesus

Tashmë është zyrtare. Nuk ka më dyshime. Lajmin e japin mediat italiane. Trupi i gjetur i murosur në një vile i përket një shqiptari të zhdukur 5 vite më parë.

Hetimet kanë konfirmuar hipotezat e policisë. Shqiptari fillimisht u vra dhe më pas u muros. Ai humbi gjurmët në janar të vitit 2013 në Xhenova kur ishte 41 vjeç. Policia italiane ka dhënë edhe emrin e personit që I përkasin eshtrat.

Ai quhet Astrit Lamaj, që sot duhet të ishte 47 vjeç.

Eshtrat e tij u gjetën në murin e ndërmjetëm të një vile në Senago, gjatë restaurimit. Hetuesit flasin për një vdekje të dhunshme, ndërkohë që janë në kërkim të autorit. Ekzekutimi mendohet se është bërë në Brianza, më pas trupi u transportua në Senago

Lamaj rezultonte të ishte një person me precedent në shpërndarjen e narkotrafikëve, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe hipoteza të tjera mbi vrasjen.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *