Anija “Sea Scanner”, e cila u raportua se u largua nga rada portuale e Durrësit në orët e para të së shtunës, është ndaluar në portin e qytetit Rijeka, në Kroaci.
Anija kishte në hambarë një sasi prej 500 tonësh kripë të destinuar për tregun shqiptar, e cila rezultoi më pas se ishte e dëmtuar. Kjo sasi u kthye në objekt mosmarrëveshje midis subjektit pritës të mallit (Jurgen XXL) dhe atij dërgues dhe transportues (kompania egjiptiane “Sea Scanner Logistics”).
Nga hetimet e para që i është bërë dokumentacionit të anijes, rezulton se kjo e fundit ka pasur probleme me siguracionin dhe rrjedhimisht edhe probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.
Pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua pa lajmëruar autoritetet shqiptare.
Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije në polici, dhe jo vetëm kaq. Ai ka denoncuar edhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.
s.a/dita

Keto jane rruajet e Xhaxhkes.Skeni njerez per te bere punen por vini victoria secret te ruaje kufirin.Shtet pa dyer vidhet vriten ky eshte vizioni i drogaxhiut Edvin Rama.dhe kokelopes Ta leme Meta