U zhyt për të kapur oktapodë, gjen në Karaburun skafandrën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

J L

Një skafandër antike zhytjeje është gjetur nga një zhytës në 35 thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit.

Zhytësi Endri Gjomemetaj thotë se u zhyt për të kapur oktapod, por hasi në një skafandër që mund të jetë e Luftës së Dytë Botërore ose më herët. Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë.

Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.

“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luftës së dytë botërore, por nuk është e thënë. Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Kam hyr ne nji Dyqan Anijesh diku ktej ne Europe
    dhe u cudita kur pash Polumbare te tille por i gjithi jovetem
    skafndra si ky ktu ,
    madje edhe Timonin e Anijes Shqiptare ,Kambanen e Alarmit ku ishte Stambuar aq bukur Albania , etj etj

    E pyeta shitesin se ku i kishte gjetur kto :
    Me tha ; mbas viteve 90 zbarkuar Piratet Europiane ne Shqiperi dhe me pak Dollar Politikes i perrlaje gjithcka doje atij vendi .
    Popoll naive me tha ,politikane qe s’i intereson vendi por vetem paraja .

    Ja pra dhe nji Skafander e shpetuar nga Pirateria e Botes .

  • Hajde lajm hajde. Meqe u gjend pran nje anije te mbytur ne Luften e Dyte Boterore, na qenka dhe skafandra e asaj periudhe. Eshte sovjetike e ardhur ne Shqiperi ne vitet 1957-1960 dhe perdorur nga polumbaret e Flotes. Mos ia fusni kot.

    • Luli ,

      ajo qe thua ti ,ka te ngjare te jet e vertete .
      Natyrishte qe nuk jan prodhuar ne Shqiperi por
      kan qen nen Pronesine e Shqiperise .

      Por ne Shqiperi kan shume me pare Italianet te cilet
      kan ber stdudime e zhytje ne Karaborun .
      Duhet theksuar ,se rrugen nga pisha Flamure maje Llogorase e dei ne Palase e kan pas ber Inxinjeret Italiane te rrugeve . Rusen erdhen mbas LIIB dhe sigurishte sollen shume mjete zhytese e detare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *