U19/ Shqipëria triumfon në miqësoren me Kazakistanin

Dita

Kombëtarja e 19-vjeçarëve, drejtuar nga Erjon Borgandi, fitoi miqësoren e parë me Kazakistanin, të shtunën në Lushnjë.

Për të arritur këtë sukses, mjaftoi goli i Marash Kumbullës në minutën e 40′. Ishte një lojë e mirë nga ana e Shqipërisë, ndonëse mjaft raste pati edhe Kazakistani. Këtij të fundit iu anulua një gol drejt përfundimit të lojës për pozicion të parregullt.

Kombëtarja U19 do të luajë të martën edhe një tjetër miqësore me Kazakistanin, po në Lushnjë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *