Ua mohojnë gjakun e derdhur

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi

 

Ditë, bëhu barrikadë

për status të veteranit

se kanë ngelë shumë pak

po janë ajka e sovranit.

 

Ata yje të pa shuar

paguan me gjak lirinë

janë mëse të nderuar

krenari për Shqipërinë.

 

S’ishin as njëzet vjeçarë

kur lanë kërrabat në stane

për atdheun e pushtuar

u rreshtuan nëpër male.

 

S’kishte vlerë as pasuria

e vënë me shumë halle

mbi të gjitha ish liria

ideal mbi ideale!

 

Dje në luftë me mercenarë

me ballist’ e tradhëtarë

bashkëpunëtorë të fashizmit

spiuna edhe kusarë!

 

Sot mohojnë gjakun e derdhur

nga trimat partizanë

lehin berishist’ tëe tredhur

kriminel e kusarë.

 

Shqiptarët e dinë mirë

kush ka vjedh’ e kush ka vrarë

juve u kemi në ballë

Të nderuar veteranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *