Në Uashington të Shteteve të Bashkuara është ndërtuar një monument përkujtese për miliona njerëz nga Ukraina që vdiqën në periudhën e urisë në vitin 1932-33.
Uria tragjike njihet në Ukrainë me emrin “Holodomor”, që do të thotë “vdekje nga uria”.
Ata fajësojnë sot e asaj dite diktatorin komunist rus, Jozef Stalin, duke e akuzuar atë për uri të qëllimshme. Momenti me pllakë bronxi mbi një bazament guri që tregon fushat e bimëve të grurit, simbolizon konfiskimin e drithërave nga sovjetikët.
Në ceremoninë e përurimit të monumentit në qendër të Uashingtonit, ishte e pranishme edhe Maryna Poroshenko, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.
“Uria ishte përpjekje për t’i detyruar ukrainasit të gjunjëzohen, të privoheshin nga dinjiteti, të shkatërrohej identiteti kombëtar dhe për ta vrarë shpresën e ukrainasve për të drejtën e krijimit të fatit të tyre në tokën e vet”, tha Poroshenko. /Dita/
