UDB-ja s’na harroi

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

O Ditë, se ç’na ka gjetur

Me këta fqinjët tanë

Historia përsëritet

Në Prishtinë e në Tiranë.

 

Dikur na ishte Pashiçi

Me një tufë mercenarë

Solli Zogun në pushtet

Kriminelin tradhëtar.

 

Vrau e vodhi sa deshi

Na shiti në italianë

Arkat me flori i ngjeshi

Iku e mori dynjanë.

 

UDB-ja s’na harroi

Me në krye Sllobodan

Dy spiunë na dhuroi

Në Prishtinë e në Tiranë.

 

Dy armiq të shqiptarisë

Kanë shitur e kanë vrarë

Vodhën lekët e Dardanisë

Futën në burg jarharë.

 

Isa pionier i serbit Sala

Super gjakatar

Kush mbështet këta spiunë

S’meriton të jetë shqiptar.

 

Drejtësi të rëntë flama

Se dy sy i ke në ballë

Ose jeni të paaftë

O të gjithë jeni kusarë.

 

Përshëndetje e urojmë që zonat e përmbytura t’i kalojnë fatkeqësitë pa pasoja të rënda! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *