Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, është detyruar të largohet nga parlamenti, pasi opozita e pengoi atë, duke e bërë përgjegjëse për shkejen e të drejtave të njeriut të protestusve të arrestuar.
Ligjvënësit e opozitës e ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ, ku Lam do të mbante fjalën e saj, si çdo vit, duke hedhur parulla kundër saj.
Më pas Lam e bëri adresimin përmes një video incizimi. Ndërprerja e seancës e pamundësoi edhe tërheqjen zyrtare të projektligjit të pezulluar për ekstradimin në territorin kinez, që ka qenë arsyeja fillestare e trazirave dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, për muaj të tërë.
Protestat më pas janë zgjeruar me kërkesat për më shumë demokraci dhe fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.
Sipas të dhënave zyrtare, gati 2000 persona janë ndaluar deri më tani si rezultat i protestave, ndërsa, sipas opozitës dhe organizatorëve të protestave kjo shifër është disa herë më e lartë.
Fundjavën e kaluar numri i protestusve në rrugët e Hong Kongut ishte disi më i ulët, pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalonte mbulimin e fytyrës. Por organizatorët e protestave paralajmëruan përshkallëzm të protestave edhe në forma të tjera.
e.ll./dita
