Udhëtim drejt SHBA këtë verë? Ambasada Amerikane ka një këshillë

Leda Hysa

 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët do të udhëtojnë drejt SHBA, gjatë kësaj vere.

Në një njoftim në faqen e saj në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

“Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ku do të shkoni për pushime këtë verë?”-thuhet në njoftimin e ambasadës.


l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *