Udhëtim për në “folenë” e xhihadistëve

Dita

Përkundër Luftës Civile në Siri që ka filluar prej 2011, ka një autobus që udhëton mes përmes saj dhe niset nga Libani.

Njerëzit nxitojnë të pijnë cigaret e fundit dhe të ulen në karriket e autobusit, që udhëton vetëm në një drejtim. Shumë udhëtarë kanë prishur fotot e mobilit dhe e dijnë se e ardhmja e tyre është në rrezik, ku më fatalja është vdekja që i pret, shkruan rrjeti më i madh televiziv,

CNN. Bëhet fjalë për autobusin që lidh Bejrutin (Liban) dhe kryeqytetin e Shtetit Islamik, Al Rakka (Siri).

Linja e lidhjes së dy qyteteve ka ekzistuar prej kohësh, ndërsa nga qershori 2013, kur Al Rakka ra në duart e milicëve të ISIS, ajo ka ndryshuar shumë. Gratë duhet të kenë të afërmit në udhëtim, ndërsa burrat të rrisin mjekrat, përcjell Bota sot, duke ju referuar shoferit të autobusit.

Rreth 24 orë zgjat udhëtimi nga Bejruti në Rakka, duke kaluar përmes Damaskut dhe Palmyrës. S’është çudi të shohim hedhje dhe shpërthime bombash pranë autobusit, thotë shoferi. “Kjo është normale.” Përkundër kësaj, ka persona që paguajnë shumë para për të zënë një vend në karriket e autobusit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *