Italia ka në plan të hapë kufijtë për turistët këtë verë, por një sërë udhëtarësh kanë nisur të shqetësohen se vaksina që kanë bërë kundër Covid-19 nuk do t’i lejojë të kalojnë ata përtej kufirit.
Italia ka premtuar të “mirëpresë botën” duke filluar me njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Qeveria italiane nuk ka caktuar ende një datë se kur turistët e vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm pa karantinë, megjithëse ministrat kanë lënë të kuptohet se nga mesi i majit do të hapen dyert për udhëtarët nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe ose Izraeli , dhe një javë më vonë ose në fillim të qershor do të lejohen të hyjnë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera jo-anëtarë të BE-së, si Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit,
Udhëtimi do të bëhet vetëm me pasaportën dixhitale që tregon nëse një udhëtar është vaksinuar plotësisht, ka testuar negativi kohët e fundit ose ka antitrupa pasi e ka kaluar Covid -19.
Italia ka nxjerrë “certifikata verde” ose “pasaportën e gjelbër”, e cila po përdoret tanimë për udhëtimet e brendshme nga një rajon në tjetrin.
Certifikatat e përgatitura në Itali natyrisht tregojnë vaksinimin me një nga vaksinat që përdoren aktualisht në vendin fqinj: Moderna, Pfizer-BioNTech, AstraZeneca ose Johnson & Johnson.
Por, çfarë do të ndodhë për njerëzit që janë vaksinuar me dozat kineze ose ruse?
“Të 27 vendet anëtare do të pranojnë, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Euiropiane e Barnave,” tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, në Prill.
Italia konfirmoi në dekretin e saj të fundit se “certifikatat e lëshuara në një vend të tretë që përfshijnë një vaksinimi të njohur në Bashkimin Europian mund të përdoren për udhëtime brenda Italisë ashtu si çertifikatat Italiane.
Aktualisht Italia po shqyrton edhe njohjen e katër vaksinave të tjera: vaksinën kineze Sinovac, vaksinën gjermane CureVac, atë amerikane Novavax dhe vaksinën ruse Sputnik. Aktualisht ato nuk janë në përdorim të gjerë brenda BE-së. (Sputnik aktualisht është në përdorim në Hungari dhe San Marino, i cili pavarësisht se qëndron brenda kufijve të Italisë nuk është as pjesë e Italisë dhe as e BE-së.) Kjo do të thotë se të gjithë shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze (me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv) ose atë ruse pritet të udhëtojnë lirisht drejt Italisë, pas më shumë se një viti.
Qeveria italiane pritet të japë detaje të mëtejshme në lidhje me planet e saj për të hapur kufijtë në ditët në vijim.
e.r/dita

O gazeta të mainstream…
O mashtruesa turp për ju që mashtroni
Njerezit do levizin dhe pa vaksine dhe me vaksine.
Askush nuk ka MIRATUAR VAKSINAT as EMA as FDA.
Por për të genjyer njerëzit dhe me ndihmen tuaj behen këto lloj shkrimesh anti njerezore.
Po luhrt me terma juridike o njerez….EMA nuk ka miratuar perdorimin e vakdinave vrasëse por ka LEJUAR përdorimin e vaksinave që do te thote se nqs EMA miraton përdorimin e Vax duhet te rrezohen shume ligje.
Turp per Gazetat shqiptare qe shesin bythen për ca para te marra për të genjyer njerëzit!!
Ikni udhetoni o njerez,zgjohuni se askush nuk ju ndalon dhe ai qe nuk e ka bere Vax,dhe kërkoni që dhe PCR e famëshme te mashtrimit bëheni me anë te pështymës mos fusni plerat kineze dhe indiane ne fytin tuaj!!!
qka po na duhet italia me shi bethen me ta a
shko more nrrot sams.