Udhëton në 12 shtete vetëm me motor

Ornela

20.000 kilometra përmes 12 shteteve. Kjo është aventura e re e Francesco Ristori-t që do të niset të shtunën më 14 qershor nga Firenze për të mbërritur në Tokio. Duke ngarë motorin e tij “Hyper Ténéré 850” Francesco Ristori do të fillojë ëndrrën e tij, udhëtimin e jetës. Dy vjet më parë  rrugëtimi i tij e çoi në Kepin e Veriut për rreth një muaj. Tani pas diplomimit në arkitekturë, për Francescon ka ardhur momenti për të realizuar ëndrrën e tij, të arrijë Orientin. “Është thjesht kuriozitet rreth popujve që nuk janë prekur akoma nga sëmundja e perëndimit, drejt vendeve të pabesueshme dhe ndoshta drejt vetes. Filozofia që më shoqëron është ajo e biletës vetëm vajtje. Nuk arrij të konsideroj mundësinë që të kthehem shumë shpejtë, ose të paktën një kthim të programuar”, ka shpjeguar Francesco. Rrugëtimi  parashikon rreth 20 mijë kilometra përmes 12 kombeve: Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi, Gjeorgji, Rusi, Mongoli dhe në fund Japoni.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *