Një efektiv policie i cili po udhëtonte nga Tirana për në Gjirokastër, është çuditur kur në ‘Urën e Leklit’, ka konstatuar se i mungonte arma e shërbimit.
Komisariati i Policisë Tepelenë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bazuar në Nenin 134 të Kodit Penal. Mësohet se ka qenë punonjësi i policisë me inicialet I.H, i cili ka bërë kallëzim.
Sipas efektivit 36-vjeçar, banues në Tiranë, gjatë udhëtimit nga Tirana për në Gjirokastër, me automjetin tip “Toyjota” në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, ka konstatuar se i ka humbur arma personale e shërbimit. Policia tha se po punon për gjetjen e armës.

Po ju i beni copy paste lajmeve te gazetes panorama apo ata juve?
Nuk i ka humbur arma, eshte polic llosh, idiot apo kaqol si i thone, e ka harruar ne shtepi e nuk mban mend.