Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje. Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek qindra miliona njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se të paktën 60 për qind e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.
Kjo ndodh pasi në pjesën dërrmuese të rasteve infektimi me këto hepatite nuk shoqëroreht me shenja të dukshme që në stadet fillestare të zhvillimit të sëmundjes. Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, mbi 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Mjekët thonë se pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin. Çdo njeri është i rrezikuar të infektohet nga Hepatitet Virale; A,B,C,D,E. Por grupet më të rrezikuara janë: punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura (pa prezervativ), meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, përdoruesit e drogave të injektueshme, të sëmurët që kryejnë transfuzione gjaku,si: Hemofilikët, Talasemikët, të sëmurët me sëmundje kronike,të cilët kryejnë injeksione të shpeshta apo procedura të tjera si dializa.
Shenjat e sëmundjes së pranisë se hepatitit viral mund të shoqërohen me simptoma të tilla si: Ethe, lodhje, humbje oreksi, të përziera, të vjella, dhimbje barku, ngjyrë të errët të urinës, jashtëqitje pa ngjyrë të bardha, zverdhje të pjesës së bardhë të syrit dhe e lëkurës. Sa më herët të diagnostikohet sëmundja dhe të merret trajtimi i duhur, aq më të lehta do të jenë edhe ndërlikimet e shkaktuara prej tyre. Hepatiti Viral A dhe B mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit dhe respektimit e përmirësimit të masave të higjienës. Ndërsa për parandalimin e Hepatitit C duhet të mënjanohen marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, kontakti me gjakun e personave të infektuar, si dhe të përdoren shiringa njeperdorimshe nga përdoruesit e drogave.
Çfarë duhet të dini rreth hepatitit viral!
- Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore.
- Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë.
- Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë.
- Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike.
- Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale.
- Gjatë viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral.
- Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral.
- Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar.
- Hepatiti mund të parandalohet, të diagnostikohet, të trajtohet dhe madje të shërohet.
- Ju mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit.

Nuk viruse fantazma.
mir qe u kujtut ju qe ka dhe semundje te tjera, se ju zuri kovidhi syte
Eeee keshtu eshte axhenda.
Axhenda e kungullit tënd