Udhëzimi: Pedagogët të deklarojnë pasuritë

anazapta

ILDKP do të kontrollojë edhe pasuritë e stafit pedagogjik të institucioneve të arsimit të lartë. ILDKP u ka dërguar universiteteve një autorizim për kontrollin e të dhënave të tyre personale.

Ky udhëzim duhet që të firmoset brenda afatit, në të kundërt ligji parashikon sanksione, deri në gjobë 50 mijë lekë.

Autorizimi duhet të firmoset nga të gjithë pedagogët, dhe arsyetimi ligjor përse duhet të firmoset, është neni 10, pika 2 e ligjit nr.9347, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, që përcakton se të gjithë zyrtarët janë të detyruar të firmosin autorizimin. Afati për Universitetin e Tiranës është dita e sotme, ora 11.00.

Rektori i UT, Dhori Kule, ka theksuar se ditën e martë kjo çështje do gjejë zgjidhje, pasi do t’i kërkohet Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale nëse ky ligj bie ndesh me ligjin, si dhe do të kërkohet që të rishikohen afatet kohore të firmosjes së autorizimit, bën të ditur GSH.

Sipas të dhënave, autorizimet ditën e djeshme janë firmosur nga pedagogët e Universitetit të Arteve, ndërsa stafi i UT-së ende nuk ka firmosur, për shkak se ata kanë paqartësi dhe sipas tyre ky ligj bie ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi sipas ligjit, pedagogët nuk janë zyrtarë shteti.

 

Share This Article
7 Comments
  • Teme shum e rendesishme qe duhet pare me realisht.
    Neper shkollat shqiptare nuk dhurohet me lule por blihen dhurata te shtrenjta per mesuesit.
    Nxenesit mbledhin para dhe kjo eshte shum e trishtueshme .
    Kjo gje duhet te marri fund dhe te denohet si marrje rryshfeti.

    • Mësimi i korrupsionit mund të ilustrohet me një rrëfim të shkrimtarit zviceran, Rolf Dobelli në librin e tij “Arti i të menduarit kthjellët”, (Die Kunst des klaren Denkens, para dy viteve bestseller i revistës “Spiegel” për disa muaj). Qeveria koloniale franceze në Hanoi paska aprovuar një ligj kundër torturës së mijnve: për çdo mi të sjellë, të vrarë, qytetari do të paguhej. Çka ndodhi? Qytetarët dorëzonin minj çdo ditë, por kishin nisur edhe kultivimin e tyre. Synimi fsinik, por shumë herë edhe naiv, sjell efekte paradoksale, që i kthehen shoqërisë si bumerang. Ashtu si shpëblimi që ndikoi në shumimin e minjve, ashtu edhe lulet ndikojnë në rritjen e “bashkish-mentalitetit” në shoqëri.

  • Ne Shqiperi duhen reforma radikale dhe venie para pergjegjesise, burg per ish kryeministrin e deri te administratoret e thjeshte qe per interesa e servilizem kane demtuar rende ekonomine shqiptare. Lufte korrupsionit edhe me arme se ndryshe nuk çrrenjoset. Te vendoset shteti ligjor, te ndergjegjesohen edhe ata qe nuk duan te burgoset Berisha, pastaj te jetojne ne kushte e nje shteti demokratik. Ka rruge te keqe Shqiperia po nuk pati nje permbysje te madhe. Kjo vjen qe nga Ramiz Alia me Katovicen qe zbatoi: pluralizem, por pushteti dhe pronat te ngelen tek ne. Keshtu eshte sot. Prandaj lufte te vendosur dhe ministrat e rinj te mos lekundet nga presionet barbare te bandave te diversanteve te Saliut e kompani.

    • Shumë letra dhe shumë pak rezultate…
      Çfarë rezultati pati ish-qeveria, kur ministria e punës, çfarë emri ironik, ishte strumbullar i korrupsionit dhe mashtrimeve me fondet, nën hundën e kryeministrit që i dinte të gjitha?!
      Në se do kishte rezultate të prekshme në realitet, jo vetëm me letra, atëhere përse vallë ne do votonim kundra ish-qeverisë?! Kjo pyetje do më vinte natyrshëm në se do isha i huaj. Shumë elozhe i bëka punës së ish-qeverisë, kur ne qytetarët nuk kemi prekur asgjë me dorë! Korrupsioni nuk luftohet me letra duke e kapur veshin për së prapthi!
      Korrupsioni është konkret po ashtu dhe ata që e ushtrojnë atë. Kapini dhe të dënohen sipas shkeljeve të bëra! Por ama jo vetëm kokat e turkut, por së pari fillon nga maja e piramidës, pastaj zbret poshtë, sipas fajit dhe përgjegjësisë! Këtu shpenzohen miliona vetëm për të mbushur letra e dosje me projekte e ligje kundër korrupsionit, kur fare mirë mund të kapen direkt ata që përfliten dhe të verifikohen e të dënohen sipas fajit. Çfarë ka këtu për tu sorollatur nëpër faqe letrash e projektesh? Shpenzime fondesh, shpenzime kohe, kosto nervash dhe fiton kush është më i forti, si gjithmonë! Hajduti bërtet, kapeni hajdutin!…dhe historia vazhdon ndër vite pa mbarim…

  • Arsimi në Shqipëri ka nevojë urgjente të reformohet në mënyrë drastike, por kurrsesi të shembet ai publik. Një rreth intelektualësh neo-liberalë të shkolluar në perëndim, kanë propozuar këto kohë shëmbjen e sistemit aktual publik arsimor, dhe në vend të tij të lejojnë vetëm atë privat të operojë në treg duke ia lënë në dorë mekanizmave balancues të kerkesës-ofertës të stabilizojë situatën dekadente. Unë i drejtohem më poshtë pikërisht këtij grupi.

    Modeli amerikan nuk mund kurrsesi të aplikohet në Shqipëri. Të dashur intelektualë, nuk keni mësuar asgjë nga leksionet e aplikimit të kapitalizmit që nga vitet ’90 nën terapinë e shokut e deri më sot? Principet e nepotizmit dhe korrupsionit drejtojnë mekanizmat e tregut të punës dhe ekonomisë në tërrësi. Dhe kjo për arsye se biznesi privat ende vazhdon të jetë i lidhur/ndrydhur ngushtë me klikat e kastës në pushtet. Në vend të meritokracisë dhe balancimit të lire e të pacënuar nga shteti të tregut, ne gjejmë çdo lloj gjurme të interesit personal dhe ndërhyrjes së përfaqësuesve të shtetit duke ç’rregulluar mekanizmat punëdhënës-punëmarrës dhe operimin normal të mallrave dhe shërbimeve në treg për shkak të favorizimeve.

    Tani ju na propozoni të privatizojmë edhe arsimin? Eksperimentojmë? Mos harroni sa % të popullsisë amerikane e përbën shtresa e mesit, pra shtresa e mesme. Krahasojeni atë tani me popullsinë e vëndit tonë, ku do vini re një polarizim të theksuar dhe të segmentuar të klasave shoqërore. Krahasoni pak dhe të ardhurat në vit për familje në SH.B.A. Në fund, proletari i shkretë në Shqipëri, i cili punon min. 10-orë në ditë për të mbajtur fëmijën e tij në një universitet i cili në fund do i dhurojë një diplomë, të cilën Perëndimori juaj i dashur nuk do ta përdorë as për letër higjenike. E për të mos folur më tej për lumpen-proletariatin, fshatarësinë e cila bën lloj-lloj sakrifikash duke shitur lopë e tokë veç për të mbyllur të paktën ciklin e mesëm të arsimit për fëmijën e tyre.

    Shfarosja totale e arsimit publik nën doktrinën neo-liberale shkon përtej kompetencave të përballueshme nga ekonomia Shiptare. Është si ajo gota e ujit e mbingopur me kripë, e cila precipiton në fund dhe qëndron e tille pa u tretur duke pritur të zbrazet gota e të rimbushet përsëri për të vazhduar tretjen. Nëse do operonin vetëm shkollat private, probleme të reja do të ngriheshin në lidhje me diplomat (të cilat ne gjithsesi i kemi!), taksimin (taksat e reja progresive që qeveria socialiste ka në plan të aplikojë) si dhe ligjet me arsimin (akreditimi, kushtet e mësimdhënies etj. (për të cilat nuk kam ndërmend të qëndroj dhe t’i analizoj në detaj).

    Vënia e detyrueshme e paraqitjes në mësim nëpërmjet mungesave në shkollat e larta, si dhe imponimi limitues i provimeve të mbartura janë dy nga pikat kryesore që i parashtrohen kryetares së re të DAR/Tirane e cila ka numrin më të madh të shkollave.

  • PO SA BUDALLAJ KA KETU….BENI SHUME FILOZOFI DHE NUK DEL THELBI I CESHTJES.
    PROBLEMI KETU JANE PEDAGOGET E UNIVERSITETEVE QE PO ZHVASIN STUDENTET NE RRADHE TE PARE ME CA BOTIME TE PALIGJSHME DHE TE PA LICENSUARA…QE PER DREQ I SHESIN NE TE ZEZE DHE PA TAKSA APO NUMER NIPTI.KY ESHTE NJE SKANDAL ,KU TE GJITHE PERFITOJEN MILIONA DUKE SHTRENGUAR STUDENTET TE BLEJNE TEKSTET E TYRE.PA VAZHDUAR ME TEJ…ME RYSHFETET QE MARRIN PER PROVIMET QE JEPEN ME PARA….APO SHFRYTEZIMIN E POZICIONEVE TE LARTA SHTETERORE NGA TE CILAT NUK PERJASHTOHET MESIMDHENJA SI PROFESION IDYTE.KETA PROFESORE-A JANE BAZA E INFEKTIMIT TE SHOQERISEDHE SHEMBULLI ME NEGATIV QE U JEPET STUDENTIT PER TA PERSOSUR NGA VETE STUDENTET DHE E GJITHE SHOQERIA ME TEJ.SHKOLLAT E LARTA JANE NJE KATRAHURE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *