Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Udhëzimi i KQZ: Policia mund të ndërpresë votimin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Udhëzimi i KQZ: Policia mund të ndërpresë votimin
AktualitetPolitike

Udhëzimi i KQZ: Policia mund të ndërpresë votimin

anazapta
Published March 16, 2013
Share
SHARE

“Në raste sherresh apo konfliktesh në zgjedhjet e 23 qershorit, komisionet e qendrave të votimit (KQV) do të kenë autoritetin të ndërpresin procesin e votimin dhe të njoftojnë forcat e policisë për të vendosur rendin. Ky është ndryshimi që ka ndërmarrë KQZ-ja në udhëzimin e vitit 2009, që parashikon rastet kur forcat e Policisë kanë të drejtë të hynë në qendrat e votimit, nëse konstatohen tentativa për të prishur procesin zgjedhor”, shkruan sot “Panorama”.

Në udhëzim nuk ishte i parashikuar autoriteti i KQV-së për ndërprerjen e procesit të votimit, edhe nëse në ambientet e qendrave të votimit do të konstatoheshin tentativa për të prishur rendin apo zhvillimin e rregull të votimit. Në relacionin e hartuar nga administrata zgjedhore thuhet se: “Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV–ja pezullon votimin dhe njofton menjëherë organet e Policisë së Shtetit dhe KZAZ–në”.

Në udhëzim nuk është specifikuar nëse kërkohet aprovimi i të gjithë anëtarëve të qendrës së votimit për të ndërprerë votimin dhe për të njoftuar policinë, por në udhëzim thuhet se kërkesa mund të bëhet edhe nga një anëtar i vetëm, që është i pranishëm në momentin që cenohet rendi. “Sapo forcat e Policisë paraqiten në qendrën e votimit, KQV-ja u dorëzon menjëherë atyre, përpara ndërhyrjes, njoftimin për thirrjen e policisë, të firmosur dhe vulosur nga anëtarët e komisionit të pranishëm në momentin që cenohet rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit.

Kryetari ose çdo anëtar i KQV–së njofton menjëherë KZAZ–në për incidentin e ndodhur. KZAZ–ja është e detyruar të shënojë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZAZ–së njoftimin dhe orën e marrjes së tij. KZAZ–ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

 

 

anazapta March 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Devolliu says:
    March 17, 2013 at 12:52 am

    Kjo do të thotë se Muli, Ristani, Poni e Kuliçi (pra mëkëmbësit e Saliut), janë të plotfuqishëm që të mbyllin çdo Qendër Votimi ku dihet se fiton opozita.
    Këto janë zjedhje “të lira, të drejta e të ndershme” por që duhet t’i fitojë vetëm Saliu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?