Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar do nisin me 11 qershor.
Udhëzimi i miratuar një ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, saktëson se në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën e gjuhës së huaj.
Ndërsa në datën 18 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën gjuhë-shqipe dhe letërsi. Prova e fundit do të jetë testi i matematikës që do të zhvillohet në datën 22 qershor.
“Nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare, testi i të cilës do të zhvillohet në datën 15 qershor”, saktësohet në udhëzim.
Kriteret për testin e gjuhës së huaj
Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provime të detyruara janë: “anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht”.
Testi i gjuhëve të huaja do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e klasave të 9-ta parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë zhvilluar në klasën e tretë dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën e pestë.
Në të gjitha këto raste testi do të hartohet dhe korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve, shkruan Dita.
Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara do ti zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.
p.k/dita

A jeni të sigurtë që janë këto datat e provimeve?
Përgjigjet kur mund të dalin?
Keto data jan te verteta.
Ndersa data e pergjigjjeve nuk e di.
A ja the veshtira keto ushtrime
Esht test i standardizuar nga shteti. Mos prit pyetje olimiade po mos prit tvendosin si pyetje 1+1= ?
Jo mor jo nuk ka 1+1 thash se mos kishte se atë po prisnim
edhe mezi prisim qe t qarkonim 3-shin1+1=3 ….
Hahaha me tver8 Ashtu del
Aahaahahhahaha
bravoo
Po qe qenkeni të zgjuqr ju .S’ju pqndehja të till
A do na dihmojn??
A është e sigurtë që është ai orar
Kur dalin pergjigjet ne anglisht
Kur dalin pergjigjet?
Kur dalin pergjigjet e provimeve
Kan dal provimet
Ka shum padrejtësi në korigjimin e tyre
A kopjo ktu?
Eshte e sigurt qe kto jan datat e sakta
A eshte e sigurt se keto jane datat
me kontaktoni ne discord per te marr tezat e provimit Skan#6336