Udhëzimi i Ministrisë së Financave për mbikëqyrjen e OJF-ve nga organet tatimore në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është botuar në fletore zyrtare.
Udhëzimi përcakton procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organe mbikëqyrëse, për kontrollin e veprimtarisë së OJF-ve, me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre për pastrim parash apo financim terrorizmi.
Do të jenë drejtoritë rajonale tatimore të juridiksionit që do të administrojnë në dosjet e OJF-ve të regjistruara, të gjithë dokumentacionin e themelimit, të regjistrimit, të ndryshimeve pas regjistrimit si dhe dokumentacionin tatimor.
Në udhëzim përcaktohet që organet tatimore të juridiksionit, strukturat e kontrollit në terren, evidentojnë OJF-të që ushtrojnë aktivitet në territorin e tyre dhe kontrollojnë periodikisht regjistrimin në organin tatimor, përditësimin e të dhënave të regjistrimit, deklarimin e të punësuarve, si dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.
Kontrolli do të përfshijë evidentimin e burimeve të financimit, marrëveshjet për grantet e përfituara, marrëveshjet për dhurimet dhe donacionet, dokumentimin e kuotave të anëtarësisë si dhe verifikimin nëse OJF-ja realizon veprimtari ekonomike dhe nëse ka të ardhura nga kjo veprimtari, marrëveshjet për grantet, dhurimet dhe donacionet.

Me sa duket duke u nisur nga eksperienca e OJF-ve si Mjaft-i dhe G99 qeveritaret duan te pengojne qe te kene konkurrente te tjere.