Udhëzimi për borxhet e biznesit rregullon dhe biznesin

anazapta

Udhëzimi i dalë nga Ministria e Financave për kthimin e borxheve ndaj biznesit, rregullon dhe marrëdhëniet biznes-biznes. Udhëzimi i dalë para pak ditës theksohet se të gjitha kompanitë që kanë detyrime jo vetëm ndaj institucioneve shtetërorë, por edhe ndaj bizneseve të tjera, nuk mund t’i marrin ato pa i shlyer këto detyrime më parë. Sipas këtij udhëzimi, nëse një subjekt rezulton debitor dhe ka një urdhër të shërbimit përmbarimor, nëpunësi  i autorizuar nuk  lejon disbursimin e fondeve, pa vënë në dijeni këtë shërbim. Kjo do të thotë që udhëzimi i ministrit të Financave do të vërë “rregull” edhe mes borxheve të bizneseve, por që kanë një vendim të prerë nga gjykata. Kështu, edhe pse nga 240 milionë dollarë që janë kaluar në Thesar nga financat, akoma  një pjesë e mirë prej tyre nuk janë tërhequr nga firmat përfituese. Kjo problematikë vërtetohet edhe nga burime të Ministrisë së Financave. Sipas tyre, paratë e detyrimeve  që tashmë janë kaluar në Thesar dhe që firmat të mund t’i tërheqin ato para në banka, duhet që më parë të marrin një verifikim nga institucionet ku kanë detyrimet, si Drejtoria e Rrugëve për kompanitë e infrastrukturës, apo Doganat e Tatimet për firmat e tjera, nëse kanë detyrime të prapambetura. Të dhënat faktike flasin për një pagesë të bërë ndaj biznesit 7.7 miliardë lekë për katër muajt e parë të vitit

 

Share This Article
1 Comment
  • Kështu, edhe pse nga 240 milionë dollarë që janë kaluar në Thesar nga financat, [artikulli]

    Keto Miliona nuk jane kaluar nga “financat” por nga Borxhi i Marre tek FMN-ja, pasi arken e gjeten bosh. Qeveria e Koalicionit beri shume gabim qe ne diten 1, vendimi i I-re financiar ishte te merrnin persiper apriori te gjitha borxhet e qeverise se meparshme. (a) presioni i FMN-se, qe ka te drejte kur mendon se Biznesi do e hedh ne gjyq qeverine (b) FMN-ja kujton se duke stimuluar biznesin Shqiptar [qe eshte si mos me keq, e informal ne shume pjese] d stimulohet ekonomia. Ne praktike, kjo do dale gabim.

    Kr-M Rama duhej te kishte pritur te pakten 6-8 muaj, duke ushtruan presion ndaj biznesit e theksuar te verteten: Jemi ne Borxh, para s’kemi. Dhe keshtu forcon biznesin ne tavolinat e negociatave. Ky borxh fare mire mund te ishte paguar 20-30 apo max 60 cente per $1, duke i shpetuar popullit e fondeve publike te pakten 20-40% a me teper. Shume perpara se te nxjerrin direktiva rregullatore per “biznes-biznes”; Qeveria ne fillim shikon raportin e saj me biznesin.

    Shume nga firmat qe pretendojne borxhin; duhet te ishin kontrolluar ne: (1) dokumentacion dhe si eshte marre tenderi (b) kualitet punesh e mirembajtje ne kohe te projektit. Sic dhe abuzuesit duhen cuar para drejtsise [nga qeveria e kaluar] Tani shohim qe nje Qeveri merr persiper te laje te gjitha punet e pista te qeverise se meparshme, Nen Emrin e Popullates, duke hyre ne nje borxh esktrem… pa verifikimiet minimale!

    Kush shperndan Para ne kete forme?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *