Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar duke shprehur shqetësim.
Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n, e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret finalen e Europa Conference League më 25 maj.
UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës, bën të ditur AP News.
Gjithashtu delegacioni i saj dëshiron të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.
“Delegacioni dëshiron të diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave.
j.l./ dita

E kam komentuar personalisht , keto tre dite ,se nuk ka pune Erion Velia te fusi hundet tek FSHF .Kjo te tregon me se miri se PS ,do ti kete nen thundren e saj te gjitha fitimet ,, dhe vetem fudbolli i ka ngel PS per ta gllaberu . . Vetem FIFA dhe drejtesia kane te drejte per te nderhyre , per thashethemet e fundit , qofte te verteta ose genjeshtra .Na felliqet e kurre mos u ngopshi o gopseke . Kjo babazi u tregua edhe me Bashkim Finon kandidat dikur per FSHF .
UEFA denon tritolin, se kujton se e ka vene shteti…
Duka ka hesape me krushqit, dhe brenda familjes , me vellezerit.
Nuk ka FIF dhe UEF qe e mbron Duken.