UEFA dhe FIFA si mafia, Raiola rrezikon licencën

redaktor

Menaxheri Mino Raiola mund të ia sheh sherrin akuzave të tij të ashpra për UEFA-në dhe FIFA-në.

Raiola, përfaqësues i shumë futbollistëve të mirënjohur përfshirë Zlatan Ibrahimoviçin e Mario Balotellin, më herët gjatë javës kritikoi ashpër Federatën evropiane dhe atë Botërore duke thënë se: “FIFA dhe UEFA janë saktësisht e njëjta gjë sikurse mafia. Zotohen se punojnë në procese transparente kurse ndodh krejt e kundërta. Mund të përshkruhen si organizata mafioze që mundohen t’i fshehin gjërat”.

Por, sipas medieve franceze Raiolës mund t’i kushtoj shtrenjtë akuza pasi raportohet se mund të humb licencën e menaxherit .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *