UEFA, gati të pranojë kërkesën e Kosovës

redaktor

Për futbollin kosovar vjen një lajm sensacional nga UEFA. Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’u pranuar në organizmin më të lartë të futbollit europian do të diskutohet në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni që do të zhvillohet këtë të enjte në Maltë.

Nëse qeveria e futbollit europian e pranon këtë kërkesë, atëherë Kongresi i UEFA-s që do të mbahet në muajin mars të 2016-ës në Hungari pritet ta bëjë Kosovën anëtaren e 55-të të UEFA-s.

Përfshirjen e kërkesës së Kosovës në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino. Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihi, janë ftuar nga UEFA në Maltë, pikërisht në kuadër të diskutimit të kërkesës së Kosovës për pranim në UEFA.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Kosova mund të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2018 që do të nisin në shtator të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj për përfundimit të finaleve të Euro 2016.

Share This Article
2 Comments
    • Me vjen keq per te gjithe Shqiptaret se po na percajne perseri.

      Vetem ne futboll ishim te bashkuar dhe po arrinim rezultate me ne fund.

      Tani dhe futbolli do behet si cdo gje tjeter e jona.

      Skishin cfare te na benin me dhe vendosen te na percajne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *